Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës.

Siç merr vesh Sinjali, babai i viktimës kishte denoncuar një 58-vjeçar në Polici, nën dyshimin se kishte keqpërdorur seksualisht të bijën e tij.

Një ditë më vonë, viktima u paraqit në Polici dhe deklaroi se për një kohë përreth një viti, në vende të ndryshme të Prishtinës, 58-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume