Tregu vendas për furnizim me energji elektrike po përballet me sfida të rëndësishme dhe mundësi të reja. Si pjesë e PPC Group, një kompani udhëheqëse në sektorin energjetik në Evropën Juglindore, EDS është e gatshme të hyjë në një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni.

Kompania ka emëruar së fundmi Aleksandar Sarxhovski si drejtor të ri të përgjithshëm, vizioni dhe ekspertiza e të cilit do të jenë kyçe për përcaktimin e drejtimit strategjik në të ardhmen.

Me një përvojë të pasur në drejtimin dhe menaxhimin korporativ, Sarxhovski është vendosur të udhëheqë kompaninë drejt sukseseve të reja, me fokus në përmirësimin e shërbimeve, digjitalizimin, efikasitetin energjetik dhe mbështetjen ndaj klientëve.

“Vizioni im për EDS është të vazhdojmë të rritemi si një kompani që vendos standarde të reja në furnizimin me energji elektrike. Si pjesë e PPC Group, kemi fuqinë dhe burimet për të zhvilluar zgjidhje inovative dhe paketa konkurruese furnizimi që plotësojnë nevojat si të korporatave të mëdha, ashtu edhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë klientët të optimizojnë konsumin e energjisë elektrike dhe të kursejnë, përmes ofertave që ofrojnë fleksibilitet, siguri dhe qëndrueshmëri”, theksoi drejtori i ri i përgjithshëm i EDS.

Nën drejtimin e ri, EDS do të vazhdojë me zgjerimin strategjik, modernizimin e shërbimeve dhe përmirësimin e marrëdhënieve me klientët. Kompania tashmë po përgatit një gamë të re paketash për furnizim me energji elektrike, të krijuara sipas segmenteve të ndryshme të tregut dhe të përshtatura sipas konsumit të bizneseve.

Si pjesë e PPC Group, EDS forcon pozicionin e saj si një nga furnizuesit kryesorë të energjisë elektrike, e gatshme të përgjigjet ndaj kërkesave të kohës dhe të jetë një forcë lëvizëse për ndryshime pozitive në sektorin energjetik.

PPC Group është një operator lider i energjisë elektrike në Evropën Juglindore, me prezencë përveçse në Greqi, edhe në Rumani dhe Maqedoninë e Veriut. Me një kapacitet total të instaluar prej 12.3 GW, PPC prodhon rreth 21 TWh energji elektrike në vit. Grupi u shërben 8.8 milionë klientëve në Greqi dhe Rumani, duke shpërndarë afërsisht 32 TWh energji elektrike dhe duke menaxhuar një aktiv të rregulluar në vlerë prej 4.9 miliardë eurosh.