Egli Tako së bashku me Gjestin kanë komentuar situatat e fundit në shtëpi, marrë parasysh se banorja është në nominim me Laert Vasilin për t’u shpallur finalisti i dytë.

Ajo po e fajëson produksionin për hile dhe thotë se nëse kjo ndodh do ta lë shtëpinë e Big Brother.

Tutje gjatë bisedës, konkurrentja i tha banorit nga Kosova se linja e jetës së tyre është shfaqur në ditën kur të dy kanë qenë në nominim për finalistë.

“Linja e jetës e Rozanës dhe Laertit është dhënë në ditën që shkuan finalistë. Unë po ta them që tani këtu, që mos të vjen si surprizë, unë nuk kthehem në shtëpi nëse ndodh se është gënjeshtër e madhe për publikun. Nuk ka shanse”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Unë të kam thënë disa herë që jam penduar edhe kur u riktheva, por realisht u desht. Absolut jo. Nuk po nxitohem”.

“Unë të martën të tregoj”, i tha në anën tjetër Gjesti, i cili paralajmëroi se do ta lë garën, duke akuzuar po ashtu produksionin.

Sidoqoftë, pritet të shihet se si do të rrjedhë kjo ngjarje, ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në finale.