Përplasjet e fundit në koalicionin VLEN vetëm se janë bërë zyrtare. Portali TS ka muaj që ka raportuar se një mosëmarrëveshje mes liderëve ka egistuar për shkak fuqisë brenda VLEN-it dhe ndarjes së kulaçit qeveritar. Ndarja prej 25 çdo parti ka qenë në kundërshtim me fuqitë dhe shtrirjen e partive poltike të VLEN-it. ASH-ja e Taravrit ka shtrirje në nivel nacional ndërsa Alternativa është partia me më pak fuqi, por ka fituar më shumë poste në këtë qeveri.
E deri sa ndarja nuk është bërë sipas fuqisë dhe shtrirjes, erdhi koha që të plasë në opinion edhe paknaqësia e madhe që kishte vluar brenda VLEN-it.
I pari që zbuloi paknaqësitë ka qenë Taravari duke u shprehur se edhe 70% e shqiptarëve janë të paknaqur me fuqinë e VLEN-it në qeveri ku pas kësaj deklarate nisen sulmet dhe distancimet e partive tjera si LD-ja, BESA dhe Alternativa.
Nga ana tjetër deputeti i VV-së, Bekim Qoku mbrëmë në një status u shpreh hapur se Arben Taravari e çon ujin në mullirin e Ali Ahmetit. Pas Qokut sot lideri i LD-së, Izet Mexhiti u shpreh se vetëm Arben Tarvari dëshiron të bashkpunojë me BDI-në.
Në lidhje me këto situata politike në VLEN, portali TetovaSot dhe TS mësojnë eksluzivisht se tre liderët e VLEN-it bashkë me Qokun të premtën do të takohen sërish me Albin Kurtin, por kësaj radhe pa Arben Taravrin.
Takimi mes Kurtit dhe tre liderëve do të bisedohet se si do të shkrihen tre partië në një të vetme VLEN dhe për katër vitet e ardhshme do të jetë lider Bilall Kasami një ide e Albin Kurtit edhe në takimin e parë që u mbajtë javë më parë ku nuk doli asnjë fotografi.
Ndryshe nga sonte tre liderët do të mbajnë takime për të larguar edhe ASH-në nga VLEn-i e nga ana tjetër Arben Taravari ka krijuar grupe pune për të vazhduar si VLEN i bashkuar.
Pavarësisht sitatave, portali TetovaSot dhe TS kanë paralajamëruar se ndarja në VLEN është punë e kryer dhe Arben Taravri dë të largohet si i vetëm e më pas një bashkëpunim me BDI-në në zgjedhje lokale.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në Tetor të këtij viti ku gara do të jetë Fronti Eurpian plus ASH e Taravrit përballë VLEN-it./TS/