Artistja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka bërë bujë në rrjet, kësaj here përmes një komenti thumbues në platformën Threads, ku ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj disa kolegëve në industrinë muzikore.
Në postimin që tashmë po qarkullon në rrjet, ajo shkruan:
“Sa shumë viewsa blejnë këta kolegët e mi, i kanë q*r”, duke shoqëruar mesazhin me një emoji që qesh.
Ky është një thumb i drejtpërdrejtë nga Enca, e me tone ironike ndaj kolegëve të saj në industrinë muzikore. Me këtë koment, ajo duket se nënkupton se disa prej tyre po blejnë klikime për të simuluar suksesin e tyre.
