Në fillim të vitit shkollor 2024/2025, në shkollat ​​e rregullta fillore në vend janë të regjistruar 180.627 nxënës, që paraqet një rënie prej 0.8 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur për 0.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim të vitit 2024/2025 në shkollat ​​e mesme kishte 67.143 nxënës.

Në shkollat ​​fillore, në fillim të vitit 2024/2025 kanë qenë gjithsej 180.627 nxënës, ndërsa vitin e kaluar shkollor numri i nxënësve ka qenë 182.124.

Edhe pse numri i nxënësve në shkollat ​​fillore është zvogëluar, ka pasur rritje të numrit të mësimdhënësve. Vitin e kaluar shkollor kanë qenë 18.831 mësues, ndërsa këtë vit numri ka shkuar në 19447.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume