Me datë 16.04.2025, në periudhën nga ora 10.00 deri në orën 18:00, zyrtar nga SPB Tetovë, në koordinim dhe bashkëpunim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe zyrtarë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë kryer kontroll në dy objekte hotelierike në Tetovë. Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik janë konstatuar një sërë parregullsish, për të cilat do të merren masa nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.TS