Ministri nga radhët e Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit opozitar VLEN, duke lëshuar një deklaratë të fortë në drejtim të Arben Taravarit. Duke përdorur një gjuhë simbolike, Limani u shpreh se “Kali i Trojës do të pensionohet politikisht pas 1 Majit”, duke nënkuptuar largimin e afërt të Taravarit nga skena qeveritare.
Nga ana tjetër, Arben Taravari reagoi me një deklaratë të qetë, duke thënë: “Nuk kam lindur për qeveri, edhe pa qeveri jetohet”, duke lënë të kuptohet se nuk ka qëllim të mbajë me çdo kusht një pozitë në pushtet.
Ndërkohë, edhe kreu i Lëvizjes BESA dhe kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, u shpreh prerë: “Taravari duhet të largohet nga qeveria, sepse nuk mund të jesh njëkohësisht me BDI-në, me VLEN-in dhe me qeverinë.”
Këto deklarata pasqyrojnë tensionin në rritje brenda koalicionit VLEN, dhe e bëjnë të qartë se e ardhmja politike e Arben Taravarit mbetet e pasigurt, ndërsa rikonstrumi i qeverisë së re sipas Bilall Kasamit mund të zgjerohet me Selën.