Fëmijës ia ngul thonjtë në fytyrë bashkëmoshatari, prindërit thonë se edukatoret po mundohen të fshehin ngjarjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një kopsht privat në Tiranë, ku një vajzë e mitur është sulmuar barbarisht nga një bashkëmoshatar.
Janë prindërit e të miturës të cilët për JOQ Albania kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë si dhe kanë pubikuar pamjet e trishta ku vogëlushja shihet me shenja dhe të gërvishtura me thonj në faqe.
Sipas denoncimit, fëmija është sulmuar për dy ditë me radhë nga një tjetër fëmijë në këtë kopësht privat, ndërsa stafi pedagogjik dhe drejtuesit e kopshtit janë akuzuar për mosreagim dhe përpjekje për të fshehur të vërtetën.
Nga rrëfimi i prindit mësohet se ata janë informuar nga stafi i kopshtit për rastin vetëm vogëlushes i janë shfaqur shenjat fizike, por më pas mësuan se sulmet kishin ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ditës.
Pasi u informauan për ngjarjen shokues, kërkuan pamjet filmike, por stafi i kopshtit ka shfaqur vetëm disa pamje nga kamerat e sigurisë, duke u përpjekur të minimizohej rasti.
Sipas denoncimit të prindit, ngjarja është përshkallëzuar më tej, pasi fëmija është sulmuar sërish edhe ditën pasuese.
Për këtë ngjarje të paprecedentë, prindërit fajësojnë edukatoret dhe drejtuesit për neglizhencë dhe mungesë totale përgjegjësie. Prindi ka theksuar gjithashtu se gjatë një momenti të tensionuar, është filmuar fshehurazi nga stafi i kopshtit, gjë që e konsideron si një përpjekje për të krijuar materiale komprometuese ndaj tij.
Ndaj institucionit është bërë tashmë një kallëzim zyrtar pranë Komisariatit përkatës të Policisë, dhe prindi ka vënë në dispozicion të mediave dokumentacionin përkatës që vërteton denoncimin.