Zv.kryeministri Arben Fetai thotë se Aleanca për Shqiptarët me pesë depuetët e saj është faktor kyç për stabilitetin e Qeverisë së Mickoskit.
““Besoj që nuk ka hapësirë për lëvizje të njëanshme nga cilado palë qoftë dhe se duhet të mendohet në drejtim të stabilitetit të kësaj qeverie. ASH me 5 deputetët e saj është kyçe për stabilitetin e kësaj përbërje”, shtoi Fetai
.
Ai sqaroi se se kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takim veçmas me partnerët e koalicionit, respektivisht me ASH, VLEN dhe ZNAM.
“Me kryeministrin Mickoski dhe me partnerët e koalicionit ka kontakte të përditshme. E kemi thënë disa prej nesh, e them që bashkëpunimi vazhdon në kuadër të qeverisë. Hiq më larg se dje kishim seancë të qeverisë ku nuk u ngrit as edhe një shqetësim. Pra vazhdojmë të bëjmë punën tonë, sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe besoj që i keni parë raportimet në media se gjatë ditëve në vijim do të ketë konsultime kryeministri, veç e veç me partitë, me koalicionin VLEN, Aleancën për Shqiptarët, partnerët e koalicionit ZNAM. Për momentin nuk ka ndryshuar asgjë, deri në konsultimet që pritet të ndodhin ditëve në vijim”, tha Fetai.