Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë zgjodhi të dielën kryetarin e vjetër të ri të partisë, Venko Filipçe, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të drejtpërdrejta brendapartiake në LSDM.

Kryetari aktual Filipçe ishte i vetmi kandidat për pozitën që e mban që nga qershori i vitit 2024, kur u zgjodh në zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit.

Votimi u zhvillua në 78 vendvotime në të gjitha organizatat komunale, ndërsa vendvotimet ishin të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

Sipas informacioneve nga partia, Komisioni Qendror Zgjedhor kompetent e ka mbyllur listën zgjedhore me gjithsej 23.712 anëtarë aktivë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume