Pas një koordinimi të gjatë mes institucioneve lokale dhe qendrore, nesër (e martë) do të nisin punimet për rregullimin e vendkalimit hekurudhor në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari komunal i Aleancës për Shqiptarët, Huzeir Mustafi, i cili theksoi se ky projekt do të zgjidhë një problematikë të kahmotshme që ka prekur banorët e Çerkezit dhe zonës përreth.

Punimet do të nisin në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa komunikacioni do të jetë i kufizuar vetëm në njërin krah të rrugës. Qytetarët luten për mirëkuptim dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme për të evituar kolona eventuale.

Mustafi falënderoi zëvendësdrejtorin e NP Hekurudhat e Maqedonisë, z. Fatlum Ilazi, si dhe Komunën e Kumanovës për përkrahjen dhe kontributin në realizimin e këtij projekti.