U mbajt takimi i grupit punues për gjyqësor, i dakorduar midis kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së Filipçe, edhe pse ministri i Drejtësisë Igor Fillkov i refuzoi anëtarët e propozuar nga opozita. Esenca është të punojmë së bashku në agjendën reformuese, tha Filipçe, i cili theksoi se ka shumë vonesa në pjesën e gjyqësorit.

“Ne e dimë saktë se çfarë duhet bërë, cilat ligje duhet të miratohen, afati i fundit sipas planit të nënshkruar për rritjen e agjendës së reformës së ligjeve në gjyqësor është 25 qershori, edhe pak bëhen dy muaj dhe asnjë ligj ende nuk është paraqitur në Parlament. Iniciativa ime si kryetar i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ishte që së pari të zgjerojmë horizontet tona, të kapërcejmë egon, të organizojmë sektorin civil edhe universitetet në ato sfera, dhe të gjithë të punojmë së bashku në atë plan”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM.