Si rezultat i kontrolleve të befasishme, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi 23 vjeçar, banues në Tiranë.

Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

/ abcnews.al