Shkëndija U-18 ka zhvilluar një përballje kundër Maqedonia Gjorçe Petrov duke marrë një rezultat të pastër 3: 0 në Tetovë, ndeshje e zhvilluar të shtunën paradite informon Tetovasot.
Në këtë gjeneratë spikasin shumë talentë në ndërkohë që skuadra ka në përbërje një sulmues klasi dhe një golashënues perfekt.
Është Flori Ilazi që hapi sfidën kundër skuadrës së kryeqytetit me një gol të mrekullueshëm .
Pozicioni i tij është sulmues krahu i djathtë me depërtime të rrezikshme që e bën një sulmues të kompletuar dhe i jep një tjetër kualitet ekipit.
Skuadra U 18 drejtohet nga Agron Memedi dhe janë pjesë e superligës së Maqedonisë me rezultate të shkëlqyera dhe lojë shumë.të mirë.TS