Kryeparlamentari Afrim Gashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se po mbetet në koalicionin “Vlen”, duke mohuar informacionet e publikuara në disa media se ai po largohet nga koalicioni.
Si deputet i Kuvendit të Republikës i qëndroj besnik votuesve që më zgjodhën në zgjedhjet e 8 majit 2024. Pra, Afrim Gashi është anëtar i Alternativës në koalicionin Vlen. Si kryetar i Kuvendit, përpiqem të jem i barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare, sepse këtë më imponon përgjegjësia ime kushtetuese dhe funksioni që e kryej”, ka shkruar Gashi.
Pas mosmarrëveshjeve me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, koalicioni “Vlen” njoftoi se javën e ardhshme do të nisë procedura për krijimin e partive nga koalicioni në një parti të vetme politike.
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një intervistë në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni në gjuhën shqipe, ka bërë të ditur se partia e re do të ketë seli të përbashkët, qendër informative, kandidatë të përbashkët, program të përbashkët dhe lista të këshilltarëve të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.