Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka paralajmëruar se bllokada e vazhdueshme e Izraelit ndaj furnizimeve mjekësore ka penguar hyrjen e vaksinave të poliomielitit, duke vënë kështu në rrezik më shumë se gjysmë milioni fëmijë.

Bllokada ka ndaluar zbatimin e Fazës 4 të fushatës së ministrisë për parandalimin e poliomielitit, thuhet në një deklaratë, duke lënë 602,000 fëmijë të cenueshëm ndaj “paralizës së përhershme dhe paaftësisë kronike”.

Zyrtarët thonë se pasojat shëndetësore mund të jenë katastrofike.

“Fëmijët në Gaza janë në rrezik të komplikimeve serioze dhe të paprecedentë shëndetësore për shkak të mungesës së ushqimit adekuat dhe ujit të pijshëm”, shtoi ministria.

Bllokada e vazhdueshme e Izraelit ka mbytur fluksin e ndihmës mjekësore në enklavën e rrethuar që nga fillimi i marsit ndërkohë që Kombet e Bashkuara paralajmëruan për një kolaps të thelluar humanitar.