SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër C.N. (57) nga f.Botushje, komuna e Makedonski Brodit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve apo materialeve shpërthyese”. Më 16.02.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan një pushkë gjuetie të kalibrit 12 dhe fishekë për pushkën e gjuetisë 12 kalibërshe.TS