Në numrin e emergjencave 112 të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), është raportuar gjetja e granatave dore në një parcelë private në fshatin Bogovinë.

Sipas informacionit nga QMK, menjëherë pas marrjes së raportit, punonjësit e Stacionit Policor Kamjanane mbërritën në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, u njoftuan edhe DMSH Tetovë për rastin dhe, pas konsultimeve me autoritetet përkatëse, u përcaktua që për heqjen e granatave dore do të intervenojnë specialistë nga Kumanova. Për shkak të errësirës, aksioni u shty për ditën e sotme, ndërkohë që vendi është siguruar përkohësisht nga S.P. Kamjan, deri në largimin e granatave dore, thuhet në komunikatën e QMK