Emërimi i Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë nga Parlamenti Federal do të bëhet në datën 6 maj.

Sipas burimeve lokale, dy partitë e koalicionit qeverisës CDU dhe SPD kanë rënë dakord për këtë datë.

Pas arritjes së marrëveshjes midis dy palëve për të drejtuar vendin, kancelari i ri i Gjermanisë Friedrich Merz, deklaroi se qeveria duhet të formohet në ditët e para të muajit maj.