Gazetarja e njohur e Top Albanian Radio, Elona Duro, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të realizuar një intervistë ekskluzive me katër finalistët e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania.

E pranishme përmes kamerave, ajo zhvilloi biseda të sinqerta me secilin prej tyre, duke i vendosur përballë reflektimeve për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë.

Një ndër momentet më prekëse të intervistës ishte ai me Besart Klemendin, i njohur ndryshe si Gjesti. Elona e pyeti atë se cili ka qenë momenti më i vështirë për të gjatë gjithë eksperiencës së tij në këtë reality show.