Një djalë 19-vjeçar nga fshati Miravcë humbi jetën mëngjesin e sotëm rreth orës katër, kur me veturën “BMW” që e drejtonte, doli nga rruga në aksin rajonal ndërmjet fshatrave Miravcë dhe Davidovë, njoftuan sot nga Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë.

Në njoftim thuhet se djali ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

– Është kryer këqyrje nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB – Gjevgjeli, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, thonë nga MPB.