Gjykata e pranoi superekspertizën për rastin Veapovska, në seancën e ardhshme do të prezantohet raporti

Gjykata në Strugë pranoi superekspertizën e ekspertëve të zgjedhur nga bordi mjekësor gjyqësor i Fakultetit të Mjekësisë nga Shkupi për rastin me lehonën Jëlldëz Veapovska nga Dibra, ku pas lindje me prerje cezariane në Spitalin në Strugë i janë hequr mitra, vezoret dhe veshka. Procesi gjyqësor kundër tre mjekëve gjinekologë Muhamed Asani, djalit të tij mjek Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanovska do të vazhdojë më 16 maj me prezantimin e raportit nga ana e tre ekspertëve.
Gjyqtari Jordan Jovanov e hodhi poshtë propozimin e avokatit Igor Petkoski për përjashtimin e ekspertëve dhe përpunimin e një superekspertize të re.
“Sipas asaj që kam marrë si informacion, janë respektuar procedurat në përzgjedhjen e ekspertëve, ka pasur anulime, ka pasur pranime nga persona të tjerë, që kanë formuar një komision pas përgjegjësisë së të cilit qëndrojnë dhe pretendojnë se ajo që është bërë ka qenë e paanshme dhe profesionale. Në seancën e ardhshme do të prezantohet thelbi i ekspertizës”, sqaroi Jovanov.
Parashkrimi absolut i veprës është në vitin 2026, por ai pret që rasti të zbardhet së shpejti.
“Ne tani do t’i dëgjojmë ekspertët, më tutje mbetet mbrojtja të shprehet dhe do ta zbardhim rastin”, deklaroi Jovanov.
Prokurorja Publike Ermira Musa-Nura reagoi në kërkesën e mbrojtjes së njërit nga të akuzuarit për superekspertizë të re me vërejtje se ajo kundërshton superekspertizën.
“Gjykata e hodhi poshtë ankesën pasi që raporti i superekspertizës është dorëzuar nga një institucion i paraparë me Ligjin për procedurë penale dhe raporti i superekspertizës është përgatitur në përputhje me ligjin dhe ligjin për ekspertizën, në një institucion ku janë të punësuar së paku dy ekspertë të licencuar. Kjo është e paraparë me ligj dhe superekspertiza është përgatitur në përputhje me ligjin”, theksoi Musa-Nura.
Për mbrojtjen e të dëmtuarës Veapovska, Sasho Janev tani fillon gjykimi i vërtetë me nxjerrjen e dëshmive dhe paraqitjen e provave të ekspertëve.
“Tani fillojmë me gjykimin e vërtetë, nxjerrjen e provave, marrjen në pyetje të ekspertëve, vërtetojmë njohuritë e tyre, aftësitë dhe gjithçka që kanë konstatuar në superekspertizë dhe aktgjykim ndëshkues”, tha Janev.
Veapovska sërish pret drejtësi, dhe, siç theksoi, pas katër viteve në gjykatë, për herë të parë ndjen se do të ketë drejtësi.
Procesi gjyqësor për rastin Veapovska ku akuzohen tre mjekë gjinekologë Muhamed Asani, djali i tij mjek Blerton Asani dhe mjekja Liljana Jovanovska, filloi para tre viteve. Tre herë filloi nga fillimi për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve udhëheqës, ndërsa vepra parashkrihet në vitin 2026.