Me datë 23.04.2025 në ora 12:00, në SPB Tetovë është
raportuar se në rrethrrotullimin nga rruga "Ivo Ribar Lola" dhe
rrugës "Strasho Pinxhur" në Tetovë, vetura "Renault Espace" me
targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga V.T. (60) nga Tetova, ka
goditur këmbësorin E.S.(75) nga Tetova. Në aksident këmbësori
ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin
klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në
vendin e aksidentit.TS