Më 03.04.2025 në orën 22 në SPB Shkup ishte denoncuar se rreth orës 18.15 në rr.„Boris Trajkovski“, pranë kryqëzimit me rr.„Sasa“, në Shkup automjeti i pasagjerëve goditi këmbësorin S.М.(28) nga f.Strahojadicë,rrethi i Shkupit, pas çka vozitësi me automjetin u largua nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi këmbësori, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Sh.Naum Ohridski“. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS