Deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri si dhe nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka raportuar në MPB për një grabitje në shtëpinë e tij gjatë festave të Pashkëve.
Sipas asaj që ka raportuar vetë Bytyqi, vjedhja ka ndodhur në periudhën nga 18 deri më 21 prill, gjatë kohës kur ai dhe familja nuk ishin në shtëpi për shkak të festave. Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objekt, duke përdorur mjete dhe forcë për të thyer derën. Janë vjedhur një kasafortë dhe sende të tjera me vlerë.
Nga MPB njoftojnë se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.