Pasditen e së hënës, një person në Prishtinë ka raportuar në polici se gjashtë të dyshuar të panjohur duke e kanosur dhe sulmuar i kanë grabitur portofolin me para dhe telefonin.
Bëhet e ditur se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, e po ashtu është njoftuar dhe prokurori. Rasti është në procedurë hetimore.