Në qendër të qytetit, në Komunën e Leposaviqit, sot është hapur pika e re, e katërta në këtë komunë, e Postës së Kosovës, në objektin e rikthyer nën menaxhim të Postës së Kosovës.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se të pranishëm në këtë përurim zyrtar ishte edhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti she Kryetari i Komunës së Leposaviqit.
“Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit.
Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, është shprehur kryeministri.