I moshuari në Shkup mashtrohet për 1300 euro.E gënjyen se vajza kishte shkaktuar aksident dhe duhej të paguante që mos futej në burg

Më 07.04.2025 në orën 14.45 në SPB Shkup, një burrë 77-vjeçar nga një fshat i Shkupit denoncoi se ishte mashtruar nga një person mashkull për shumën prej 1300 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar me anë të telefonatës dhe i ka thënë se vajza e tij ka shkaktuar aksident komunikacioni në të cilin ka shkelur disa persona dhe nëse nuk do që ajo të vuajë burgun do të duhej të pagonte para. Siç është denoncuar, ai paratë i ka lënë në vendin e dakorduar, dhe pasi që është dëgjuar me dhëndrin e tij, kuptoi se e kishin mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS