Kryeministri Edi Rama vijon me ironitë e tij ndaj kundërshtarëve politikë në zgjedhjet e 11 Majit.
Këtë herë ai ka shpërndarë serinë e re të “Bufit dhe Tiku drejt bashkimit”. Kryesocialisti Rama ironizon Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën.
Sali Berisha: Shikoni hëna. Më para shkojmë në hënë se i fitojmë dot zgjedhjet me një kryekriminel si Edi Rama.
Adriatik Lapaj: Jo doktor ne s’do ikim në madh. Ne do bëjmë revolucion të madh moral. Populli do zgjohet, Shqipëria bëhet!
Lulzim Basha: Nuk bëhet revolucion me babain në listë të mbyllur dhe me paratë e vjehrrit të pushkatuar nga vetingu. Revolucioni po ndodh, 7×7=313.
Sali Berisha: Lulzim Brava ti je një rast i pashpresë. Një kukull e Ramës, ja çfarë jetë ti! Kukull e kukullës së Sorosit!
Adriatik Lapaj: Ik o Luli shko fli, unë rri zgjuar për t’i dhënë shpresë popullit ti gërhet me sy hapur. Doktor na e largo këtë budallain e Ramës.
Sali Berisha: Lapaj, ti je e ardhmja, por e ardhmja që vjen nuk është më e ardhme. Prandaj ti duhet të mbetesh e ardhmja që nuk vjen kurrë… kështu shkul ndonjë votë zhgënjimi nga kampi armik.
Lulzim Basha: O Rameeee… Bufi do debat se ju jeni bashkë! Po 7×7=313 Rameeee.
Adriatik Lapaj: O Luli po paske qenë mortje fare o burrë. Ik o fli na ler të bëjmë Shqipërinë…
Sali Berisha: Lapaj, duhet të bëjmë planin e vjedhjes madhështore të zgjedhjeve. Një plan madhështor.
Adriatik Lapaj: Do vjedhim zgjedhjet?
Sali Berisha: Jo Lapaj, do na i vjedhin. Hë, hë, hë. Rama, kush tjetër?!/tvklan.al