Nexhi i “Bashkallajk” ka bërë thirrje që të gjithë fansat e tij ta përkrahin Gjesitin.

Në “Weekend” në Klan Kosova, ai tha se mbrëmë pas aktit të dhunës së Jozit ndaj Gjestit nuk kishte mundur të flinte nga inati.

“Prej mbramë më besoni që nuk kam fjetë nga inati, është e pabesueshme. Ai është një djalë i ri 24 vjeç dhe realisht ua ka tollovitë hesapin të gjithë atyre që janë aty”, tha ai.

Ai kritikoi edhe banorët e tjërë që nuk e bën asnjë lëvizje për ta ndihmuar atë.

“Të gjithë fansat e mi, ju lutem aq sa janë, shpërndani, shpërndani ta përkrahni Gjestin”, bëri thirrje Nexhi.