“Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.
Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet.
Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane.
Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe:
•Ndërtimin e 5 stacioneve të transportit
•Sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja
•Krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve
Nuk po investojmë në thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë!!!” ka shkruar Mexhiti