Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në Click Plus është pyetur për rastin gjyqësor Alfa, ku për 16 vjet Agim Islami po vuan dënim me burg.
Mexhiti tha se është i bindur se në këtë rast ka shkelje ligjore dhe se po bëhen përpjekje që drejtësia të del në pah.
“Nuk duam si të tjerët ta keqpërdorim – kjo e para. E dyta, pra në parim si VLEN e kemi vlerësuar se është një rast ku ka shkelje ligjore, ku një njeri qëndron pa faj aty (në burg) dhe po bëjmë përpjekje për të dalë drejtësia në pah.
G: Çka i bjen kjo? Edhe sa duhet ne? Janë shumë vite për një njeri në burg që të qëndrojë aty pa faj dhe ne themi edhe sa? Çfarë duhet të presim? Të ketë marrëveshje politike që të lirohen populli i pafajshëm?
Po punojmë. Aty ku konstatohet se ka pasur shkelje të drejtësisë, dhe në këtë rast jam edhe unë i bindur që ka shkelje, që drejtësia të del në pah.
G: A ka të burgosur politik në Maqedoni?
Jo…!”, tha Mexhiti.