Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të qartë qëndrimin e tij për zgjedhjet lokale dhe lidhjet me Aleancën për Shqiptarët. Në një deklaratë të tij në emisionin Click Plus, Mexhiti theksoi se partia e Taravarit duhet të marrë përqindjen e saj gjatë ndarjes së kandidatëve, por që për të, është e rëndësishme që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e VLEN-it për zgjedhjet lokale.
Ai shtoi se fokusi duhet të jetë tek realizimi i platformës së përbashkët të qeverisë dhe i bëri thirrje Aleancës të reflektojë gjatë vendimit që do të marrin. “Aleanca është një pjesë e rëndësishme e VLEN-it, dhe ne dëshirojmë që të vazhdojmë të jemi të bashkuar. Do të reflektojmë dhe të fokusohemi në realizimin e platformës sonë të përbashkët”, tha Mexhiti.
Për Mexhitin, qëndrimi i VLEN-it është i qartë: bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët është i mundshëm vetëm si pjesë e një projekti të përbashkët, duke i dhënë përparësi realizimit të angazhimeve të përbashkëta të qeverisë.