SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.M.(51) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shantazh“. E raportuara, gjatë tre viteve të kaluara e ka shantazhuar ish-partnerin e saj jashtëmartesor, duke i kërkuar 7.000 euro, duke iu kërcënuar se në të kundërtën do ta lajmërojë bashkëshorten e tij për lidhjen e tyre dhe për fëmijën që gjoja është i tij. TS