SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër L.S.(72) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „ndërtimi i paligjshëm“ dhe „uzurpimi i patundshmërive“. I denoncuari në cilësinë e investuesit në f.Sërbjan, rrethi i Kërçovës, në parcelën kadastrore në vendin e quajtur „Llakë“ pronë shtetërore, ka ndërtuar shtëpi dhe objekt ndihmës me strukturë të fortë pa leje ndërtimi, të lëshuar nga organi kompetent.TS