Njësia për krime ndërkufitare, migrim, të huaj dhe ripranim Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër një të mitur nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim të dokumenteve”. Më datë 15.04.2025 në afërsi të f.Mërzenci, Gjevgjeli, nëpunës policorë kanë kryer kontroll në veturën Hyundai, të cilën e drejtonte ai, me targa të Shkupit që i takojnë një veture tjetër, me ç’rast janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti.TS