Shefi i NATO-s Mark Rutte ka folur pas samitit dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Ai tha se “konsensusi nga diskutimet e këtyre dy ditëve është se ndërsa bota bëhet më e rrezikshme, ne kemi nevojë për NATO-n më shumë se kurrë”.

Rutte shtoi se NATO-ja “përballet me kërcënime reale për sigurinë tonë, më të drejtpërdrejta nga Rusia, por edhe nga të tjerët, shtetërorë dhe joshtetërorë në veriun e lartë, nga jugu, në krahun lindor dhe në hapësirën kibernetike”, transmeton Klankosova.tv.

“Cilatdo qofshin sfidat me të cilat përballemi, ne duhet të sigurohemi që kemi forcat dhe aftësitë e nevojshme për të penguar agresionin dhe për të mbrojtur veten nëse dikush bën gabimin duke sulmuar,” tha ai, duke u zotuar të vazhdojnë të rrisin shpenzimet e NATO-s, shkruan The Guardian