Antonio Karafili, në atë kohë 18-vjeç, u gjet i varur në një pemë në pyllin e Voskopojës më 14 Qershor 2018. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari nga Korça, në atë kohë 17 vjeçe.

Kur kanë kaluar 7 vite nga vrasja e të riut, hetuesit kanë zbardhur ngjarjen tronditëse ku u zbulua se pas krimit qëndronte pikërisht Kejsi Spahillari dhe i dashuri i saj i moshuar, Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç.

E reja në bashkëpunim me të moshuarin, me të cilin kishte krijuar lidhje paralele, raportohet se kanë mbytur me çarçaf Antonion dhe më pas e kanë varur në pemë.

Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj Kejsit, tashmë 24-vjeçe, masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë pasi ndodhet në Kanada ku ka krijuar familje, ndërsa Rexhep Vathi i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024.