Ministria e Drejtësisë e informon publikun se po fillon një fushatë edukative nën moton “Kompetenca jonë, e drejta jote”, e cila është e orientuar drejt paraqitjes së qartë dhe të kuptueshme të rolit, kompetencave dhe përgjegjësive të saj në sistemin institucional të shtetit.
Qëllimi është të rrisim të informuarit e qytetarëve për mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësor, ku pozicionohet Ministria e Drejtësisë në të, dhe cilat janë mekanizmat realë përmes të cilëve Ministria mund të veprojë dhe të sigurojë sundimin e të drejtës dhe të prezantojë kush janë aktorët e tjerë.
Me këtë iniciativë, dëshirojmë të sqarojmë disa keqkuptime dhe pritshmëri të zakonshme në lidhje me rolin e Ministrisë, t’i njohim qytetarët me shërbimet që ofron Ministria e Drejtësisë, si dhe të nxisim një kulturë më të madhe juridike dhe besim në institucionet.
Kampanja do të realizohet përmes rrjeteve sociale, ngjarjeve publike dhe bashkëpunimit me sektorin civil.
I ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat, mediat që të kyçen dhe të ndjekin këtë iniciativë, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për një pamje më të qartë dhe më transparente për atë se çka përfaqëson Ministria e Drejtësisë.