Konferencë ndërkombëtare për përforcim të mbikëqyrjes parlamentare në promovim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut

Në Kuvend sot do të mbahet Konferenca ndërkombëtare “Ndërlidhja e politikës dhe praktikës: Përforcimi i mbikëqyrjes parlamentare në promovimin dhe mbrojtje e të drrejtave të njeriut”.
Siç ceket në paralajmërimin për ngjarjen, kjo konferencë ndërkombëtare është paramenduar që në një vend t’i mbledhë parlamentarët nacional, organizatat qytetare, përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertët ndërkombëtarë. Ajo ka për qëllim ta zhvendosë hendekun mes politikës dhe praktikës përmes krijimit të forumit tematik për dialog. Kjo do të sigurojë mundësi që të ndahen praktikat më të mira, të diskutohen sfidat dhe të zhvillohen rekomandimet të cilat do të mundësojnë dega ligjvënëse të luajë rol më aktiv në mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut – përbërës thelbësor edhe për qasje të suksesshme në BE dhe për sundim të fuqishëm demokratik.
Fjalime hyrëse në konferencë do të kenë Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane – Shkup, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Avokati i popullit, Naser Ziberi, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, zëvendës shefi në Delegacionin e BE-së, Ben Nupnau.
Jnaë planifikuar dy panele dhe atë për “Përforcimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj të drejtave të njeriut dhe integrim të mekanizmave ndërkombëtarë” dhe për “zhvillim të rekomandimeve për aksion: Përforcimi i rolit të parlamentit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nxitja e partneriteteve për bashkëpunim”.
Në panele do të grumbullohen, përfaqësues të ministrive, si dhe të sektorit qytetar nga vendi dhe nga jashtë.