Doganierët në vendkalimin kufitar Bllacë në vend konfiskuan 504 kuti me 126 kilogramë duhan nargjile në vlerë prej 971.772 denarë.

Drejtoria doganore informon se duhani me nargjile është zbuluar gjatë kontrollit të veturës me targa të Maqedonisë.

Pasagjeri i cili këmbënguli të kalonte më shpejt për shkak të sjelljeve të dyshimta është përzgjedhur për kontroll të detajuar, gjatë të cilit janë gjetur 504 kuti me 250 gramë duhan nargjile me peshë totale 126 kilogramë. Me këtë është penguar tentimi për lëshimin në qarkullim të mallit të akcizës për të cilin është shmangur pagesë e detyrimeve në vlerë prej 661.812 denarë.

Rasti i ka kaluar Sektorit për Kontroll dhe Hetime për procedim të mëtejshëm, ku kundër autorit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale të shmangies së akcizës, e dënueshme në Kodin Penal.