Policia ka arrestuar 50-vjeçarin Shpëtim Konja, i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij, Zarif Konja, ku fatmirësisht të shtënat nuk kanë prekur mbi të.

50-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Dy vëllezërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve, pas një debate për motive pronësie.

Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje./abcnews.al