Inflacioni nis të qetësohet. Harxhimet jetësore për marsin janë rritur mër 2.7%. Bëhet fjalë për dicka pozitive, nëse dihet se në shkurt, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, harxhimet ishin 5%.
Raporti më I ri I Entit Shtetëror për Statistika tregon se në nivel mujor shënohet ulje prej 1.3% të harxhimeve jetësore, dicka që nuk ka ndodhur që moti.
Këtë, përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar edhe Ministri I Ekonomisë, Besar Durmishi I cili shkruan se Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultat. Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë duke u stabilizuar dhe po shënojnë rënie. Në nivel vjetor në muajin mars, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës ishte 2.7%. Në vazhdimësi po punohet për masat në përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve! – shkruan Durmishi në rrjetet sociale.