Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se në Kuvend ka mirëpritur delegacione parlamentare në Takimin e 65-të të Komisionit për Çështje Juridike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të PABSEK-ut.

“Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë dhe për forcimin e bashkëpunimit parlamentar në rajonin e Detit të Zi. Theksova rolin e parlamenteve në mbrojtjen e demokracisë, paqes dhe stabilitetit, si dhe përkushtimin tonë për të kontribuar në nismat rajonale. Urova që ky takim të sjellë rezultate konkrete dhe nxitje për zhvillim ekonomik, social e demokratik në rajon”, ka deklaruar Gashi.