Sot pasmesnate një i ri nga Kumanova ka sulmuar fizikisht policët të cilët po kryenin detyrën zyrtare, dhe më pas ka gëlltitur një pako me lëndë të panjohur, duke përfunduar në spital, njofton TS.

“Më datë 06.04.2025, në ora 03:00, në SPB Kumanovë është denoncuar se D.T.(35) nga Kumanova ka sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare dhe D.T ka gëlltitur një pako me lëndë të panjohur. Ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës” thonë nga policia.