Nga Prokuroria njoftojnë se sot është shqiptuar masa e kujdesit ndaj të dyshuarit të 19-të për ngjarjen në Koçan, që me shumë gjasa është ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji dhe Islandë, Driton Kuqi, që njëherë është edhe ish-ministër i Ekonomisë.

“Prokuroria Themelore Publike e Koçanit sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së kujdesit për të dyshuarin e fundit, të 19-të, pas zgjerimit të hetimit për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithsej për rastin në Koçan dyshohen 47 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume