Pasi fitoi Kupën e Mbretit, skuadra e Barcelonës përgatitet për një tjetër ndeshje vendimtare, gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Interit.
Në prag të kësaj sfide, presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, ka karikuar skuadrën e tij, duke thumbuar zikaltrit.
Lexo edhe:
Sedorf ‘fundos’ Arsenalin pas humbjes me PSG në Champions
Ai i dërgon një mesazh i qartë Interit, duke i paralajmëruar: “Nuk e mohoj, Interi është një ekip i shkëlqyer, por ne jemi më të mirë se ata”.
Një deklaratë që provokon jo pak klubin italian, që nuk po kalon një moment të mirë dhe shpreson që Champions League të jetë një mundësi e mirë për ta kaluar atë.