“Bombë bërthamore” kundër nacionalistëve e konsideroi Marine Le Pen, përjashtimin e saj nga zgjedhjet presidenciale të 2027-ës në Francë.

Në një konferecë për shtyp ku e konsideroi “politik” vendimin e Gjykatës së Parisit, ikona e nacionalistëve francezë dhe politikania më popullore e momentit në këtë vend tha se nuk do të lejojë që zgjedhjet presidenciale të vidhen ashtu si parlamentaret e vitit të kaluar.

Në një intervistë televizive më herët, Zhordan Bardela, kreu i Tubimit Kombëtar të themeluar nga Le Pen, të cilit tani i takon të jetë kandidati nacionalist për President, tha se Franca shkeli mbi parimet demokratike që i promovon botës. Ai u bëri thirrje mbështetësve për protesta masive demokratike në fundjavë, pasi tha se ata s’kanë të drejtë të indinjohen.