Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se Kosova do “t’i fitojë institucionet e saj”, teksa hyri në ndërtesën e Kuvendit për seancën konstituive.

Limaj, i cili ka qenë i hapur për koalicion me partinë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk tregoi nëse do ta votojë kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ai me dy deputetët e tjerë të Nismës nuk e kishin votuar Haxhiun në seancën e së shtunës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume